Konfirmohet edhe një bashkëpunim i Bardhit, kësaj radhe me një reper

Bardhi nuk ka të ndalur! Sërish vjen në bashkëpunim.
Reperët Bardhyl Idrizi dhe Granit Musa, të njohur për publikun si Azet dhe Bardhi, së shpejti do të publikojnë projektin e parë duet.
Lajmi është konfirmuar nga Jetmir Agaj, në Instagram.

Para disa javësh të gjithë aludonin se dyshja po vjen me një projekt të ri të përbashkët, gjë që nuk u konfirmua deri më sot.
Kujtojmë se Bardhi ka qenë mjaft aktiv këtë verë, njëkohësisht Azet ka bërë një “Balkan Tour”, i cili i rezultoi shumë i suksesshëm./21Media

Back to top button