26 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

26 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa, nga 12 mijë e 558 testime, 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot janë shëruar 1 mijë e 421 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 26 mijë e 525.
Deri më tani në Kosovë janë dhënë mbi 882 mijë vaksina kundër koronavirusit. Në total, 298 mijë e 445 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza./21Media

Back to top button