Konfirmohet lëndimi i Pedrit, Euro 2024 merr fund për yllin spanjoll

Federata Spanjolle e Futbollit e ka konfirmuar para pak çastesh se ka marrë fund aventura në Kampionatin Evropian Euro 2024 për Pedrin.
Pedri e la fushën në minutën e 8’ të ndeshjes Spanjë-Gjermani, ku aktualisht po zhvillohet pjesa e dytë.
Federata Spanjolle e ka konfirmuar se Pedri ka pësuar një ndrydhje të brendshme anësore në gjurin e tij të majtë.
Kampionati Evropian përfundon për Pedrin, ndërsa do të ketë ende teste mjekësore për të.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?