Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Pacientja e parë e infektuar me koronavirus ka qëndruar një kohë në Itali

Në konferencën e sotme për shtyp kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe dhe drejtori i Drejtorisë për shëndet publik, Zharko Karaxhovski zyrtarisht konfirmuan se në Maqedoni të Veriut ka një rast të infektuar me koronavirus, raporton TV21.

Bëhet fjalë për një paciente e lindur në vitin 1970 nga Shkupi, e cila një kohë ka qëndruar në Itali.

“Nuk ka hapësirë për panik, pacientja është vendosur në Klinikën infektive në Repartin për izolim, në mënyrë adekuate po trajtohet gjendja e saj. Analizat epidemiologjike udhëzonin në këtë pasi që ajo një muaj ka qenë në Itali për vizitë tek farefiset. Tanimë dy javë është e sëmurë dhe me iniciativë të saj është testuar në institucionin shëndetësor në Itali dhe pak para hyrjes në vendin tonë menjëherë ka shkuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Inkubacioni ka kaluar dhe në momentin e transportit ajo nuk paraqiste rrezik që ta transmetojë sëmundjen”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se i obligojnë të gjithë institucionet shtetërore të mos i pranojnë në punë personat që kanë udhëtuar në Italinë Veriore./21Media

Back to top button