Konfirmohet romanca mes Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid?

Leonardo DiCaprio gjithmonë ka pasur “një vend të veçantë” për super modelen, Gigi Hadid, ka thënë një burim.
“Ai mendon se ajo është e bukur pa dyshim, por mendon gjithashtu se është e mençur dhe është shumë e edukuar”, thotë burimi.
Aktori 47 vjeçar dhe modelja 27 vjeçare janë në një lidhje, ka thënë burimi, dhe të gjithë janë të lumtur t’i shohin ata bashkë.
Burimi shton se DiCaprio e ka të qartë se fansat e kanë vërjetur se ai nis romanca vetëm me modele nën 25 vjeç.
Fillimisht ata ishin shokë, sipas burimeve pranë tyre dhe se Gigi nuk ishte gati për një lidhje me DiCaprion në atë kohë.
Por, gjërat ndryshuan më vonë për dyshen.
Interesi i DiCaprios për Gigin erdhi menjëherë pasi ai u nda nga modelja e Victoria Secret, Camila Morrone, pas katër vitesh të lidhur.
Ndërkaq, Gigi nuk është parë me dikë tjetër pas ndarjes së bujshme nga Zayn Malik, me të cilin kishte një lidhje të gjatë, që nga viti 2015./21Media

Back to top button