Konfirmon BE, takime të reja për targat

Për të tetën herë Grupet Punuese të Kosovës e Serbisë, do të takohen për çështjen e targave në Bruksel. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Sigurisë, Peter Stano, konfirmoi për RTK-në se palët do të vazhdojnë bisedimet mbi mundësitë e identifikuara nga BE-ja.
‘’Takimi i radhës së Grupeve Punuese do të mbahet më 20 dhe 21 prill në Bruksel‘‘, tha Stano.
Stano e pranon se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes është me 21 prill.
‘’ Takimi do të mbahet edhe më 21 prill ‘’ tha Stano.
Ai tha se BE-ja ka ndihmuar të dy delegacionet në identifikimin e zgjidhjeve, por është përgjegjësi e të dyja palëve që të bien dakord për një zgjidhje.
“Ne presim që ata të bëjnë përparim deri më 21 prill”, tha ai.
Sipas Stanos, BE-ja dëshiron t’u kujtojë të dyja palëve edhe një herë se tani është urgjente për të gjetur gjuhën e përbashkët.
‘’ Çdo marrëveshje për targat do të kërkojë fleksibilitet politik dhe kompromis‘’, tha Stano./rtk

Back to top button