Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme?!

1 min read

Haxhiu: Agjencia për verifikimin e pasurisë të bëhet përmes ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se në koncept-dokumentin e projektligjit për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme është paraparë që të krijohet një Agjenci e pavarur që do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve në Kosovë në momentin kur ka shpërputhje. Kjo agjenci sipas saj do të raportojë para Kuvendit të Kosovës me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mundshme. Por pikëpyetje për funksionimin e kësaj agjencie dhe fushëveprimatarinë e këtij ligji ka ngritur Grupi për Studime Juridike dhe Politike./21Media