Konfiskohen 31 kg marihuanë në Komoran, arrestohen 2 persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Komoran të Drenasit ka konfiskuar 31 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me ç’rast ka arrestuar edhe 2 persona për vepën penale  ”Blerje, posedim apo shpërndarje të paautorizuar e substancës narkotike”.
”Në këtë operacion është konfiskuar vetura Passat me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjet dhe konfiskuar dy thasë të mbushur me 31 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu është konfiskuar edhe vetura ( me targa të Shqipërisë) e personit të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, dy telefona celularë, para: 1050 euro dhe 13500 lekë”, është bërë e ditur në komunikatë.
Me urdhër të prokurorisë është realizuar edhe një bastisje në lokacionin e të dyshuarit mashkull kosovar të sipër cekur në rast dhe është sekuestruar edhe një veturë tjetër e tretë në të cilën janë gjetur mbetje të vogla të substancave narkotike.
Ndërkaq, personat e arrestuar nga Policia e Kosovës me vendim të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme./21Media

Back to top button