Konfiskohen 91 kilogramë marihuanë
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion gjatë mbrëmjes së djeshme, ku ka arritur të konfiskojë 91 kilogramë marihuanë në Konushefc të Podujevës.
Gjatë këtij aksioni, Policia ka arrestuar 55 vjeçarin me inicialet F.M nga ky fshat, dhe tre të tjerë janë në kërkim. Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Në një konference për media, Policia ka treguar se i ka vëzhguar personat për një kohë të gjatë dhe gjatë ditës së djeshme ka marrë veprime konkrete, duke përcjellë e më pas ndalur një veturë të dyshimtë.
Gjatë kontrollimit në veturë janë gjetur 34 paketime me marihuanë, të cilat peshojnë mbi 91 kilogramë. Po ashtu janë sekuestruar katër vetura e mbi 650 euro./21Media