Mbi një mijë doza të vaksinës janë dhënë në 24 orët e fundit

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 355 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 797 mijë e 661 doza të vaksinës.
Në njoftim bëhet e ditur se deri më sot 809 mijë e 613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 91 mijë e 372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Në 24 orët e fundit, katër qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa nga 4 mijë e 132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./21Media

Back to top button