Konfiskohen armë e municion në Pejë dhe Deçan

Mbrëmë nga patrulla e Stacionit Policor në Pejë, është ndaluar një veturë me targa vendore ku pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit, Policia ka hasur në armë.
Prandaj, siç bëhet e ditur në komunikatë, policia ka konfiskuar: 1 arme automatike AK 47;  1  karikator i armës AK 47; 1 armë automatike e tipit Zig Zauer; 1 karikator i armës Zig Zauer;  1 dylbi e armës Zig Zauer; 4 fishek të kalibrit 7.62mm; 1 sprej OC.
Në lidhje me këtë rast policia kishte arrestuar 3 persona, ku 2 prej tyre ishin liruar ndërsa personi i tretë është ndaluar për 48 orë.
Nga ana tjetër, mbrëmë në Deçan hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, përmes rrugëve operative ka pranuar një video incizim në të cilin personi i dyshuar kishte postuar ne rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.
”Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanë identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 1 Pushkë me laser cal: 7.62mm; 1 Pushkë gjuetie 12mm; 1 Tytë e cal i panjohur; 1 (një) dylbi e pushkës;  1 laser për armë; 120 copë fishek të cal: 7.62mm 25  fishek cal:12mm”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button