Konfiskohen dy armë në dy ahengje në Mitrovicë e Skënderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar dy armë në dy ahengje të ndryshme, një në Mitrovicë e një në Skënderaj.
Në ë Mitrovicën e Jugut ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën e “Hekurudhës” ku si rezultat, përpos armës, janë konfiskuar edhe katër fishek dhe 13 gëzhoja. Ndërsa, në fshatin Çubrel të Skenderajt, përveç armës janë konfiskuar edhe 11 gëzhoja.
Sipas Policisë, janë arrestuar dy persona si të dyshuar që kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’./21Media

Back to top button