Yjet shqiptare koncert në arenën më të madhe në Gjermani, pritet të mblidhen rreth 18 mijë njerëz

 
Koncerti i këngëtarëve shqiptarë në “Lanxess Arena” në Gjermani pretendon të mbledh 18 mijë njerëz.

Parashihet që 12 këngëtarë ndër me të njohurit shqiptarë me 24 shtator të mbledhin rreth 18 mijë njerëz për të parë perfomancën e tyre.
Ky koncert organizohet nga Easy Shqip. Njëri ndër organizatorët Flakron Zhitja në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV1 zbuloi disa nga yjet që do të marrin pjesë në këtë koncert si: Yll Limani, Kida, Lumi B, MC Kresha , Lyrical Son, Erza Muqolli.

Ai tutje tregoi se në arenën më të madhe në Gjermani është hera e parë që këndojnë shqiptarët.
Zhitja tha se një ndër arsyet e këtij koncerti ishte që yjeve shqiptarë të iu mundësohet të këndojnë në një binë të tillë.

Ndërsa shtoi se përveç shqiptarëve në këtë koncert mund të marrin pjesë edhe persona të nacionaliteteve të ndryshme që duan të dëgjojnë muzikë shqip.
E për ketë ai tha se ka interesim të madh. Madje tregoi se shoqëria e tij e huaj kanë dëshirë të dëgjojnë muzikë shqip./21Media

Back to top button