Konfiskohen mbi 1 mijë teste për Covid – 19 që vinin nga Serbia

Janë konfiskuar 1 mijë e 150 teste të shpejta për COVID – 19 nga oficerët doganor, të cilat nga një shtetas i Kosovës u provua të kontrabandoheshin e të futeshin në Kosovë nëpërmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, këto teste ishin në një veturë e cila vinte nga Serbia.
“Në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardh oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara. Në pyetjen e zyrtarit doganor se a ka diçka për të deklaruar, vozitësi (shtetas i Republikës së Kosovës) i automjeti që vinte nga Serbia është përgjigjur negativisht. Vetura është selektuar për kontroll detal ku dogana është asistuar edhe nga policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Sasia e testeve të konfiskuara:
1.Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest-gjithsej 446 copë
2.Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method)- gjithsej 39 copë
3.LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid test- gjithsej 16 KompleteX5 80 copë
4.Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce Gjithsej ne copë janë 585 copë.
Mallrat janë konfiskuara si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse./21Media

Back to top button