Zappacosta i bashkohet Atalantas

Davide Zappacosta zyrtarisht i është bashkuar ekipit të Atalantas në një transferim të përhershëm nga Chelsea, duke u kthyer aty ku edhe e nisi karrierën e tij.
Zappacosta bëri të gjitha testet mjekësore të martën dhe përfundoi marrëveshjen prej 10 milionë euro, pasi “La Dea” mposhtën Fiorentinën.
Kjo është aventura e tretë e 29-vjeçarit me Atalantan, pasi ai doli nga akademia e të rinjve të kësaj skuadre dhe u largua në huazim në vitin 2011 drejt Avellinos.
Ai u kthye në edicionin 2014-15, duke bërë debutimin e tij në Serie A me tre gola në 30 ndeshje./21Media

Back to top button