Konfiskohen mbi 400 kg duhan

Policia Kufitare e Kosovës ka konfiskuar më shumë se 400 kilogramë duhan në fshatin Mjak i cili gjendet në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, ndërsa në dy aksione tjera në veri të vendit ka konfiskuar produkte të higjienës dhe pije.

Në aksionin e Policisë në vijën kufitare me Maqedoninë e veriut është konfiskuar edhe një automjet.

Ngjarja ka ndodhur më 29.10.2023, rreth orës 09:00 ku Njësiti TASK FORCË-Lindja, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë vërejtur një automjet duke hyrë nga territori i Republikës së Maqedonisë së veriut në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrollit është gjetur sasi e kontrabanduar e mallit (duhan).

“Duhan i papërpunuar 8 thasë me nga 10 kg, 250 pako x 0.5 kg, Malboro, 250 pako x 0.5 kg Sobrani, 75 pako x 0.5 kg, Oriental, 225 pako x 0.5 kg, Davidov, 25 pako x 0.5 kg, Slims, 100 pako x 0.5 kg Virginia” , thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas vlerësimeve fillestare nga kompetentët mbi 440 kilogramë duhan sa janë sekuestruar kap vlerën e tregut rreth 7 mijë euro dhe rreth 19 mijë euro shmangie nga akciza.

“Një person i dyshuar është intervistuar, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti në procedure të rregullt për “kontrabandë me mallra”, përderisa malli i kontrabanduar dërgohet në doganë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu në një tjetër aksion në fshatin Kremeshtak të Zveçanit rreth mesnatës është gjetur një automjet transportues (kombi) i braktisur i cili ka rezultuar të jetë i mbushur me mall të kontrabanduar nga Serbia përfshirë produkte higjienike, pije dhe ushqime.

“Gjithashtu, në këtë rast është identifikuar dhe kontrolluar edhe një automjet tjetër Passat me targa serbe, i cili dyshohet se ishte në përkujdesje/vëzhgim të rrugës gjatë kontrabandimit të mallit. Gjatë kontrollit nga Policia janë gjetur edhe dy (2) radiolidhje të cilat dyshohet se kontrabanduesit i kanë përdorë për qëllime komunikimi gjatë aktiviteteve të tyre ilegale”, thuhet në komunikatë.

Në një rast tjetër po të të dielën në fshatin Turiqicë, policia e Kosovës ka ndaluar një tjetër mjetë transportues (kaminonetë), një Golf 4 dhe një traktorë.

“Dyshohet se gjashtë personat e dyshuar kishin për qellim prerjen e drunjtëve dhe më pas kontrabandimin e tyre ne territorin e vendit tonë. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedure të rregullt si kalim i paautorizuar i vendkalimeve apo vijës kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Back to top button