Konfiskohen mbi 68 kg marihuanë, kokainë, armë e para
Zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, (Njësia Pejë, Gjakovë e Mitrovicë), të përkrahura nga njësi tjera policore, pas hetimeve disamujore dhe pas pranimit të urdhëresës së gjykatës, sot kanë realizuar kontrolle në dhjetë lokacione nën dyshime për kultivim dhe trafikim me lëndë narkotike.
Gjatë realizimit të operacionit policor, në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar: G.J., (1985, shtetas i Shqipërisë), E.M., (2000, shtetas i Kosovës), Z.M., (1988, shtetas i Kosovës), E.J., (2000, shtetas i Kosovës), F.D., (1976, shtetas i Kosovës), F.Gj., (1973, shtetas i Kosovës) dhe A.J., (1970, shtetas i Kosovës).
Policia ka konfiskuar 68 kilogramë e 49 gram substancë narkotike të llojit marihuanë, që ka qenë në proces të tharjes, 177 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, 421 gr. substancë narkotike, dyshohet e llojit kokainë, dy armë zjarri, para të gatshme e dëshmi tjera.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./21Media