Konfiskohen mbi një ton duhan dhe cigare në vlerë të 50 mijë eurove

Dogana e Kosovës sot i ka konfiskuar mbi një ton duhan dhe cigare në një depo në regjionin e Prizrenit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se pas bastisjes në depo janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit të grirë si dhe cigareve të paketuara për shitje.
Në këtë depo janë gjetur: 822 kilogramë duhan i grirë;28 pako cigare (1 pako =10kilogramë);Makinë për grirjen e duhanit (1 copë).
Tërë sasia është konfiskuar si dhe vlerësohet se po të arrinte në treg kjo sasi do të shkaktonte dëm mbi 50000 mijë euro. Hetime lidhur me këtë rast janë duke vazhduar./21Media

Back to top button