Arrestohet një person i kërkuar në Kamenicë

Një person, me inicialet Sh.B u arrestua sot në Kamenicë.
Policia informoi se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej një (1) viti në lidhje me një aksident trafiku.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 06.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar SH.B. (1946). Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”, u bë e ditur në komunikatë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, siç u potencua, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./21Media

Back to top button