Kaloni te përmbajtja kryesore

Konfiskohen rreth 500 kilogramë duhan që dyshohet se janë kontrabanduar

Policia e Kosovës gjatë një operiacioni që ka zhvilluar të marten në fshatin Libishtë të Vitisë, ka gjetur dhe ka sekuestruar sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar dhe të pa përpunuar (në fletë) rreth 500 kg, ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit.

“Mallrat të cilat dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë veriore në Republikën e Kosovës janë sekuestruar dhe së bashku me rastin me urdhër të Prokurorit i dorëzohen Doganës së Republikës së Kosovës për procedura të mëtejme.”, bën të ditur policia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button