Po mbahen trajnime të ciceronëve në Janjevë

Në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës” po mbahen trajnime për zhvillimin e aftësive për udhërrëfyesit turistik (ciceronët) në Janjevë.

Ky aktivitet synon që t’u ofrojë 20 përfaqësuesve të komuniteteve lokale me prejardhje të ndryshme etnike të Janjevës, mundësinë për të fituar njohuri elementare në fushën e turizmit.

Në shkrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në Facebook thuhet se trajnimi do të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale për zhvillim të turizmit kulturor e rural në Janjevë. “Kjo përmes zhvillimit të aftësive të banorëve, ofrimit të shërbimeve të guidave turistike, identifikimit dhe hartëzimit të potencialeve kulturore, natyrore dhe promovimin e tyre përmes një platforme online”.

Ky program bashkëfinancohet nga European Union in Kosovo dhe Qeveria e Kosovës, ndërsa zbatohet nga UNDP Kosovo./21Media

Back to top button