Konfiskohen tri armë

Janë konfiskuar armë në tri lokacione të ndryshme

Në 24 orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në tri lokacione të ndryshme janë konfiskuar tri armë.

“Në rastin e parë konfiskimi i një pistolete  është  realizuar gjatë një bastisje të një shtëpie në  fshatin Koshtovë të Mitrovicës, me ç’rast është konfiskuar një pistoletë me  tridhjetë (30) fishekë. Rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në qytetin e Skenderajt, ku pas informacionit të pranuar për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar. Ndërsa rasti i tretë i konfiskimit të një arme është realizuar në Vushtrri, ku pas kontrollit të detajuar tek një person tanimë i dyshuar është gjetur një armë e llojit pistoletë”, ka njoftuar policia përmes një komunikate për media.

Ndaj tre të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim i armës’./21Media

Back to top button