Zyra e kryeministrit mbushet me shokët dhe shoqet e djalit

Festë në zyrën e Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot në zyrën e tij ka pritur disa mysafirë të vegjël.

Këtë pritje të ëmbël me çaste të hareshme Haradinaj e ka bërë me rastin e ditëlindjes së tetë të djalit të tij, Trimit.

I pari i Qeverisë së Kosovës, në llogarinë e tij “Facebook” ka shpërndarë disa fotografi ku shihen shokët dhe shoqet e Trimit së bashku me të dhe bashkëshorten e tij Anitën.

Ai këtyre fotografive i la një mbishkrim duke ia lënë një porosi të fuqishme djalit të tij.

“Çaste të hareshme me shokët e shoqet e Trimit për ditëlindjen e tij. Secila ditë e jona i dedikohet ardhmërisë së sigurtë dhe të begatë të të gjithë fëmijëve të Kosovës. Të bekuar qofshi. E ti Trimi im, guxo në jetë!”, ka shkruar Haradinaj.

“Nuk mund te kaloj ditelindja e Trimit e te mos e uroj, jo pse eshte me i vogli i shtepise dhe se Nena cdo lindje e kujton me mall e nostalgji, por diten e lindjes se Trimit do ta kujtoj gjithmone me arsyet qe vetem une i kam te fresketa! Prandaj Trim uroj qe jeta te te sjell gjithcka te bukur ashtu siq me solle ti mua. Ti edhe sot je freskia e shpirtit e zemres dhe e mendjes sime!!! t’du drite….”, ishte urimi i Anitës për të birin.

Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita Muçaj-Haradinaj kanë 3 fëmijë./21Media

Back to top button