Konfiskohet një armë dhe municion në Malishevë

Policia informoi se sot në shtëpinë e një personi të dyshuar, I.B, në Malishevë u konfiskua një armë dhe municion.
Se i dyshuari kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar, sipas Policisë, u kuptua derisa ishin duke hetuar një rast të kanosjes.
“Stacioni Policor në Malishevë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast kanosje, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari I. B., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1981), kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar. Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë me datën 20.02.2023 në shtëpinë e të dyshuarit kanë konfiskuar një pushkë automatike AK47, një karikator dhe 30 copë fishekë të po të njëjtës armë, të cilat i dyshuari gjatë intervistimit kishte deklaruar se i posedonte në mënyrë të paautorizuar”, bëri të ditur Policia.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore), ndaj të dyshuarit u inicua rasti “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkohë, rasti do të trajtohet me procedurë të shpejtë.

Back to top button