Konflikti Iran-Izrael, Elezi: Serbia mund ta shfrytëzojë situatën për destabilizim të Kosovës

Konflikti mes Iranit dhe Izraelit mund të ndikojë edhe në sigurinë e përgjithshme në Kosovë, vlerëson njohësi i sigurisë dhe zhvillimeve në lindjen e mesme, Bedri Elezi.

Sipas tij, në kohën kur e gjithë vëmendja e shteteve të fuqishme sidomos e SHBA-së është tek lindja e mesme, Serbia mund ta shfrytëzojë situatën për destabilizim të Kosovës. Ai i bënë thirrje për vëmendje institucionale sidomos për festën e Vidovdanit.

“Mund ketë ndikim edhe tek çështjet që lidhen me sigurinë drejtpërdrejt sepse kur e gjithë ne situata kur vëmendja organizatave dhe shteteve më të fuqishme në botë është e përqendruar tek Irani normalisht që struktura te caktuara të shteteve që kane qëllime për cenim të sigurisë se Ballkanit mund te shfrytëzojnë këtë situatë…siç është Serbia sidomos në veri. Duhet vëmendje institucionale sidomos ne kojen e festave siç është ai i Vidovdanit që mund te shfrytëzohet nga strukturat serbe sekrete”, tha Elezi për RTV21./21Media

Back to top button