Konflikti në Ukrainë, finalja e Champions League u zhvendos nga Rusia në Paris

 
Finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2022 do të luhet në Paris pasi Rusia u hoq nga ndeshja pas pushtimit të Ukrainës.
Finalja e kompeticionit më prestigjioz evropian për klube do të luhej në Shën Petersburg më 28 maj, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv.
Pas një takimi të premten, UEFA konfirmoi se ndeshja nuk do të mbahej në “Gazprom Arena”.
Në vend të kësaj, organi qeverisës i futbollit evropian ka vendosur që do të mbahet në “Stade de France” në Paris.
UEFA shprehu “falënderimin dhe vlerësimin” për presidentin francez Emmanuel Macron për “mbështetjen dhe angazhimin e tij personal që loja më prestigjioze e futbollit të klubeve evropiane të zhvendoset në Francë në një kohë krize të pashembullt”.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës./21Media

Back to top button