Konflikti Ukrainë-Rusi, vazhdojnë shpërthimet e mëdha në Mykolaiv

Luftimet intensive në Mykolaiv po vazhdojnë, një video shfaq shpërthime të reja nga sulmet ushtarake dhe tym i madh rreth qytetit ukrainas që ndodhet rreth 250 milje në jug të Kievit.
Në një nga videot, të marra në lagjen Korabelnyi – lagja më jugore në Mykolaiv – shihen shpërthime nga sulmet ushtarake mbi një zonë banimi. Ditët e fundit, përleshjet me zjarr midis ushtrive ukrainase dhe ruse janë përqendruar rreth bazës ushtarake në anën juglindore të qytetit.
Në një video të postuar në Telegram, administratori rajonal për zonën e Mykolaiv, Vitali Kim, pretendoi se rusët po tërhiqeshin pasi humbën dy tanke në një “betejë tankesh” në aeroport. Kim tha gjithashtu se disa nga forcat ruse ishin evakuuar nga zona me helikopter. CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimet e Kim dhe ai nuk ka ofruar asnjë provë për t’i mbështetur ato.
Një video tjetër tregon tym të madh që ngrihet nga lagjja veriore e Solyanit./21Media

Back to top button