7 viktima e 124 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 viktima dhe 124 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Janë bërë gjithsej 1209 testime. Gjithashtu, janë regjistruar 543 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.908.017 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është 299.766, numri i të shëruarve është 288.235, numri i viktimave është 9.086 dhe numri i rasteve aktive është 2.445./tv21

Back to top button