Kongresisti amerikan: Kosova të trajtohet si shtet sovran

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me zëvendës këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer. Siç ka njoftuar ai, ata kanë biseduar lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Torres ka thënë se zëvendës-këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare i ka përcjellë nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të trajtojë Kosovën drejtë dhe respektin që e meriton si një shtet sovran.

“Kam pasur një bisedë produktive me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si kongresist për Bronx-in, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë – të cilën ai e kupton thellësisht – dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ta trajtojë Kosovën drejt dhe me respekt sikurse e meriton një shtet sovran”, ka shkruar Torres, në Twitter.

Në fund ai po ashtu ka bërë të ditur duke qenë optimist për qëndrimet e Finer ndaj Kosovës.

“bisedën e mbylla duke u ndjerë i sigurt se Finer e di rëndësinë kritike të ruajtjes dhe forcimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës”./21Media

Back to top button