Konjufca: Asnjë vepër nuk mund ta prekë palcën e sakrificës së familjes Jashari

Me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë solemne, ku kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se asnjë vepër nuk mund ta prekë palcën e sakrificës së familjes Jashari.
”Jam përpjekur gjatë këtyre 24 viteve të shkuaj për 5 marsin, por nuk kam mundur, jo pse s’kam filluar, jo pse s’kam provuar, por pse nuk ia kam dalur kurr”, ka thënë Konjufca.

Ndërkaq, kryepalamentari, Glauk Konjufca së bashku me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, ministrin e Mbrotjes, Armend Mehaj dhe kryefamiljarin e familjes Jashari, Rifat Jashari kanë qenë edhe pjesëmarrës në ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së, që u mbajt për nderë të Epopesë së UÇK-së./21Media

Back to top button