Një pjesë e fshatit Sibovc mbulohet me mbeturina

Rinesa Krasniqi *
Shemsi Thaçi banor i fshatit Sibovc të Obiliqit është në hall me bërllokun që po ia gjuajn afër shtëpisë. Me këtë problem përveç Shemsiut po ballafaqohet i gjithë fshati shkaku se disa banorë nuk po paguajnë kompanin që bën mbledhjen e mbeturinave dhe të njëjtat po i hedhin në fushë.
Banori i Sibovcit, Shemsi Thaçi tha se dikush duhet të punojë në vetëdijesimin e personave që po i hudhin mbeturinat në fushë.
“Unë gjithmonë i vendosi mbeturinat afër derës së hymjes. Kompania vjen dhe e bën grumbullimin e tyre”, ka thënë ai
Në Komunën e Obiliqit vetem 43% e banorëve paguajnë shërbimet komunale për bartjen e mbeturinave.
Drejtoria për Mbrojte të Mjedisit tha se Komuna punon me ligjin në Udhëzimet Admisnitrative në fuqi, rregulloret e brendshme dhe vendimet të cilat nxirren konform ligjeve për mjedisin dhe sipas analizave që bënë.
“Prandaj bazuar në këto DMM shqipëton gjoba për personat jopërgjegjës dhe ndotës te mjedisit, duke monitoruar territorin e Komunës me inspektorët komunal, ne kemi pastruar dhe larguar mbeturinat inerte nga ky fshat”, tha DMM.
L.P Menagjeri i Kompanis se Pastrimit tha se ne çdo muaj bëjm përpjekje gjatë operimeve tona për kryerjen e shërbimit.
“Në zonën e Obiliqit Kompania numëron 3270 klient në amvisri dhe i kemi 268 në komerciale ka klient të cilët nuk e paguajnë, aktualisht shtrirja shkon në një normë deri 80% dhe vazhdojmë të punojmë për një shtrirje deri në 100%”, tha ai.
Banoret e këtij fshati sa herë dalin nga shtëpitë e tyre takohen me mbeturinat, të cilat hudhen në lagjen e tyre. Kjo për shkak se një pjesë e fshatit Sibovc është shëndrruar në deponi bërlloku.
Kryetari i Komunes së Obiliqit, Xhafer Gashi nuk pranoi të përgjigjet rreth këtij problemi.

*Studente – Departamenti i Gazetaris Fakulteti i Filologjisë, Universiteti Prishtinës “Hasan Prishtina”

Back to top button