Konjufca dorëzon sot padinë ndaj Molliqajt

Molliqaj e akuzoi atë se ka qenë pjesë e SHIK-ut

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, sot do ta padisë për shpifje deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj. Kjo padi do të dorëzohet pas akuzave nga Molliqaj se Konjufca për një vit ka qenë pjesë e SHIK-ut. Konjufca do ta dorëzojë padinë në orën 11:00, te Pallati i Drejtësisë.

Molliqaj në ditën kur pritej të votohej Ligji për Pagat dhe Buxheti i vitit 2019, e akuzoi Konjufcën se për një vit ishte pjesëtar i SHIK-ut.

“Një vjet ditë Glauk Konjufca ka qenë në SHIK, nuk e di a e din kolegët, unë e kam marr vesh dy javë pa dalë prej Vetëvendosjes prej Glauk Konjufcës dhe pastaj ma kanë konfirmuar. Një vit Glauk Konjufca ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës. Ish kanë mirë më marrë guximin dhe me tregu, se kur ka qenë Glauku në SHIK, s’ka qenë në Vetëvendosje. Mirë është me tregu vet, por n’daç edhe unë po tregoj për tjerët që keni qenë në SHIK një nga një ”, ka deklaruar Molliqaj.

Kurse Konjufca ka pohuar se i pranon këto shpifje, nëse ka fakte.

Back to top button