Molliqaj: Glauk Konjufca ka qenë 1 vit pjesë e SHIK’ ut

Replika të ashpra mes Konjufcës dhe Molliqaj

Deputeti i Vetëvendosjes Galuk Konjufca dhe deputeti i PSD’së Dardan Molliqaj kanë zhvilluar një debat të nxehtë në Kuvendin e Kosovës . Molliqaj i ka thënë Konjufcës së ka qenë pjesë e SHIK’ut për një vit.

“S’di a e dini ju që Galuk Konjufca ka qenë një vit pjesë e SHIK’ut. Ai ka qenë në këtë shërbim para se të ishte pjesë e VV’së. Ti vetë Glauk ke qenë pjesë e SHIK. Dil e trego haptas që ke punuar aty”, ka thënë Molliqaj.

“Kur ka qenë Glauku në SHIK s’ka qenë në VV dhe unë s’e kam problem, por që s’e ka tregu se s’ka pas guximin me tregu. Mire është me kallxu një nja një që keni qenë në SHIK. Dua ta shoh edhe etikën edhe guximin edhe me pa a je gati me e pranu këtë gjë”.

Ndërkaq Glauk Konjufca këto deklarime të Molliqajt i ka quajtur shpifje.

“…i pranoj pretendimet e Dardanit, veç me një kusht: le të ofron fakte për shpifjet e tij”.

Replikat e tyre kanë vazhduar edhe për çështjen e votave dhe sondazheve që janë bërë ndaj partive të tyre.

Konjufca ka thënë se PSD tani nuk ka më shumë se 2 për qind të votave. Sipas tij kohë më parë, sa Molliqaj ishte pjesë e VV kishte vet 50 mijë vota.

Ndërsa, Molliqaj ka thënë se për vota mund të flasin vetëm në zgjedhje./21Media

Back to top button