Konjufca e quan Hotin kryeministër ‘kukull’

 

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Avdullah Hoti në një konferencë për media e quajti Avdullah Hotin kryeministër ‘kukull’, i cili sipas tij s’ka as ekip e as platformë të votuar në Kuvendin e Kosovës.

“Se pari faza finale e dialogut nuk është fare mirë të ndodh në këto kushte, me një qeveri pa legjitimitet. Me një kryeministër kukull siç është Avdullah Hoti nuk duhet fare të kemi negociata dhe me atë që po e shohim me metodën e anashkalimit total të Kuvendit. Nuk ka as ekip të votuar në Kuvendin e Kosovës. Pra kemi të bëjmë me një qeveri që nuk e ka as minimumin e kordinimit dhe unitetin e brendshëm. Kemi një situatë ku kryeministri dhe ministrja e Jashtme janë të çakorduar”, tha ai.

Konjufca tha se pala kosovare do që të shkojë në në Uashington pa asnjë dokument që e kanë legjitimuar të zgjedhurit e popullit.

“Këta definitivisht janë politikanë të papërgjegjshëm dhe nëse vazhdojnë kështu vetëm keq mund t’i bëjnë Kosovës. Krejt ku e kanë mendjen këta është se kush po bëhet president i vendit”, tha ai.

Back to top button