Edhe një ftesë nga Specialja

 

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Eset Ujkani, është i ftuari i radhës nga Specialja. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.

Derisa ka njoftuar për ftesën, Gucati ka thënë se ish-luftëtari i UÇK-së, Eset Ujkani do të dalë i pafajshëm.

“Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale. Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Eset Ujkani, Eseti si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardhë!”, ka shkruar Gucati.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme kjo gjykatë i ka çuar ftesë edhe ish Komandati i Brigades 121, njëherit deputet i AAK-së, Haxhi Shala.

Back to top button