Konjufca: Është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të votojnë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.
Konjufca ka thënë se kështu duhet të bëjnë të gjithë qytetarët në mënyrë sa më masive.
“Është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të dalin të votojnë dhe procesi të jetë i mbarë dhe me parregullsi”, ka thënë Konjufca.
“Urime qytetarëve të Kosovës, urime Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button