Konjufca: Hapja e urës së Ibrit është mirë të diskutohet me BE-në, por jo me Vuçiqin

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka kaluar sot në këmbë “Urën e Ibrit” në Mitrovicë.

Megjithatë, kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një intervistë për emisionin “Click” në RTV21 tha se para Lajçakut këtë urë e kanë kaluar në këmbë edhe figurat e tjera publike.

“Mundesh me kalu në këmbë urën e Ibrit. Çështja është të mos ketë pengesa ilegale, të paligjshme të vendosura nga strukturat të cilat bëjnë shkelje të rëndë të drejtave më elementare njerëzorë në shtetin e Kosovës në këtë mënyrë”, tha ai.

Ndërsa, ai theksoi se nuk është forma më e mirë e zgjidhjes të bisedohet me Aleksandar Vuçiqin për një urë në Kosovë, por me BE-në “Po”.

“Me BE-në është mirë të bisedohet, me partnerët tanë të cilët e mbështesin Kosovën të cilët na kanë ndihmuar edhe në shtetndërtimin tonë, kurrë nuk duhet të lodhemi të bisedojmë. Por mua më pengon dhe më duket e padrejtë, e papranueshme që Vuçiqi të bëhet hisedarë në çdo gjë që ndodhë në Kosovë, qarkullimi i lirë, hapja e një ure që të bëhet Serbia në njëfarë mënyre që të kushtëzojë hapjen e një ure në Ksoovë”, tha Konjufca./21Media

Back to top button