Konjufca: Nuk do të më pëlqente që Qeveria të jap dorëheqje prej presionit ndërkombëtar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk do t’i pëlqente që Qeveria e Kosovës të jap dorëheqje prej presionit ndërkombëtar.
Ai u shpreh kështu në emisionin “Click” të RTV21, kur u pyet nëse presioni ndërkombëtar për asociacionit e komunave me shumicë serbe do të mund ta ndryshonte politikën në Kosovë.
“Të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqje prej presionit ndërkombëtar, më duket që është njëfarë qasje e ikjes prej përgjegjësisë. Ne nuk jemi këtu me dhanë dorëheqje, ne jemi në këto ulëse për me e mbrojtë Kosovën…”, ka thënë Konjufca./21Media