Konjufca kërkon hetim të imtësishëm të rastit tragjik në Gjakovë ku vdiqën tre të mitur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar hetim të imtësishëm dhe të tërësishëm të rastit tragjik në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku vdiqën tre persona të mitur.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjet e tre viktimave.
“Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe”, ka shkruar Konjufca.