Konjufca kërkon nga Sllovakia njohjen e Kosovës

Konjufca takohet me homologun e tij sllovak

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është takuar sot në Pragë me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçkak. Konjufca ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Sllovakia dhe nga vendet e tjera të BE-së.

“Gjithashtu kam theksuar se është me rëndësi që pesë vendet e Bashkimit Evropian përfshirë Sllovakinë, të lëvizin drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Lajçak ka theksuar se përkundër faktit që Sllovakia nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, Qeveria e Sllovakisë e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave. Unë e kam theksuar në këtë takim se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i shmanget dialogut dhe është e gatshme për këtë.”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Po ashtu ai ka njoftuar se homologun e tij sllovak se Kosova është e gatshme për dialogun me Serbinë.

“Unë e kam theksuar në këtë takim se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i shmanget dialogut dhe është e gatshme për këtë. Në të njejtën kohë unë kam bërë të ditur se Serbia e ka keqpërdorur dialogun në lobimin për çnjohjen e Republikës së Kosovës duke e paraqitur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve si dialog për statusin e Kosovës dhe kjo nuk duhet të lejohet më.”, ka shkruar më tej ministri Konjufca./21Media

 

Back to top button