Konjufca: Mërgata në Amerikë e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca takimin e tij përmbyllës në Washington e ka zhvilluar me mërgatën e Kosovës atje, ku siç njoftoi Konjufca përmes një postyimi në Facebook i pranishëm ishte edhe ish ambasadori William Walker.

Konjufca tha se e njoftoi nga afër mërgatën për zhvillimet në Kosovë.

“Ambasadori Ëalker inkurajoi Kosovën të vazhdojë rrugën e reformave dhe modernizimit të shoqërisë së saj. Mërgata kosovare ishte e përfaqësuar nga një grup i përzgjedhur i biznesmenëve, profesionistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile.U tregova nga afër për situatën aktuale në Kosovë dhe për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe theksova rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë dhe të investimeve, si dhe nevojën për të punuar për integrimin e Kosovës në familjen e BE-së. Së bashku diskutuam për proceset aktuale në Kosovë dhe për sfidat e ardhshme që pritet të ballafaqohemi. “, shkroi ai në Facebook.

I pari i Kuvendit po ashtu vlerësoi kontributin e mërgatës për Kosovën ndërkohë tha se mërgata është e gatshme që të vazhdojë ndihmën për vendin.

“Mërgata e gatshme si gjithmonë, u shpreh se ata kanë shumë interes dhe dëshirë për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, veçanërisht në fushat e arsimit dhe zhvillimit ekonomik. Vlerësova përpjekjet dhe ndihmën e diasporës kosovare dhe ritheksova se ne jemi të hapur për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe dyert e investimeve në vendlindjen e tyre janë të hapura sot më shumë se kurdoherë më parë. Takimi u mbyll me premtimet që të punojmë së bashku në interes të Kosovës dhe të mërgatës!”, përfundoi kryekuvendari./21Media

Back to top button