Konjufca: Nderojmë dhe kujtojmë drejtuesit e luftës që po përballen me akuza të pabazuara

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në pritjen shtetërore në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës theksoi se në këtë përvjetor të shtetësisë së Kosovës, ish-krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë.

”UÇK-ja është emblema më e rëndësishme në historinë e Kosovës sonë të lirë dhe të pavarur. Dëshiroj që në ketë ditë historike t’i kujtojmë dhe t’i nderojmë edhe drejtuesit e luftës sonë çlirimtare që padrejtësisht nuk po mund të festojnë sot këtu me ne për shkak se ndodhen në një proces akuzash të pabazuara”, tha Konjufca.

Konjufca foli edhe për mbështetjen e madhe të shtete aleate që i kanë dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj të çlirimit dhe të shtetndërtimit, duke u shprehur gjithmonë mirënjohës në përkrahjen ndaj vendit tonë.

Back to top button