Kaloni te përmbajtja kryesore

Konjufca në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian

 
Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca po qëndron për vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian, në Bruksel.
Gjatë qëndrimit në Bruksel,  Konjufca do të marrë merr pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohet për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.
Në një komunikatë të dërguar për media bëhet e ditur se sot, në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të takohet edhe me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor, si dhe me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button