Konjufca ngushëllon familjen Gucati

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se me pikëllim mësoi lajmin për vdekjen e Avdullah Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati.
“Bacën Avdullah do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri. Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe!”, shkroi Konjufca në Facebook.
Kujtojmë se ditë më parë për vizitë në Kosovë ishte Hysni Gucati për shkak të gjendjes së rënduar që kishte babai i tij.
Gucati është dënuar me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale./21Media

Back to top button