Putin akuzon Ukrainën për sabotim të bisedimeve të paqes

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për “sabotim” të bisedimeve të paqes me Rusinë, njoftoi Kremlini.
Komentet me sa duket u bënë gjatë një telefonate 45-minutëshe midis liderit rus dhe kancelarit austriak Karl Nehammer, shkruan BBC.
Sipas Moskës, Putin mohoi se bllokada e porteve të Ukrainës nga vendi i tij është fajtore për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit, duke shtuar se shkaku i vërtetë ishin sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Kancelari i Austrisë tha se qëllimi i thirrjes, i përshkruar si “shumë intensive, shumë serioze”, ishte për të përcaktuar nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë.
Ai gjithashtu shtoi se Putin tha se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën./21Media

Back to top button