Konjufca për vrasjen e gruas në Pejë: Vërtetë sot u zgjuam me një lajm të trishtueshëm

Dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka filluar me një minutë heshtje për gruan që u vra në Pejë.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se duhet të ketë konsolidim të mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë që rastet e tilla të mos ndodhin.

“Vërtetë sot u zgjuam me një lajm të trishtueshëm. Vrasja edhe e një gruaje tjetër në qytetin e Pejës pas asaj në Ferizaj. Ajo që duhet të ndodhë është vërtetë konsolidimi i mekanizmave tonë të sigurisë e gjyqësisë që rastet e tilla të mos ndodhin”, ka thënë ai.

Një grua dyshohet të jetë vrarë në Pejë nga bashkëshorti i saj, mëngjesin e së martës.

Një tjetër grua është vrarë të premten e javës së kaluar në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj nga bashkëshorti i saj./21Media

Back to top button