Konjufca: Qëndrimi i QUINT-i ka qenë se pa partitë serbe në zgjedhjet e 23 Prillit, s’ka Asociacion

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se QUINT-i e ka bërë të qartë se pa pjesëmarrjen e partive serbe në zgjedhjet e 23 prillit s’ka formim të Asociacionit.

“Ka qenë pozitiv qëndrimi i QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat janë paralajmëruar më 23 prill nuk ka formim të Asociacionit. Pra, qëndrimi ka qenë që nuk ka Asociacion pa pjesëmarrje e tyre në zgjedhje dhe mendoj se Kosova nuk ka nevojë fare të lëvizë para se të ketë zhvillime në këtë drejtim. Kështu që ne nuk mund të kushtëzohemi prej Vuçiqit, Beogradit dhe Serbisë që ata të vendosin se kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar dhe një kompromis i më hershëm ka ndodhur, zgjedhjet janë shtyrë një herë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe ne kemi marrë garancinë prej tyre që nuk do të shtyhen më shumë se një herë. Kjo ka përfunduar dhe tash duhet të presim lëvizjen nga ana e partive politike serbe që të regjistrohen. Ata që kanë pasur ndërmend me u regjistruar, janë regjistruar, ka mbetur vetëm Lista serbe e cila nuk i ka paraqitë listat e veta me kandidatë me garauar për këto zgjedhje”, theksoi Konjufca para mediave.

Konjufca për zgjedhjet në veri: Janë shtyrë njëherë, nuk do të ndodh më

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se zgjedhjet në veri janë shtyer një herë por sipas tij një gjë e tillë nuk do të bëhet më.

Ai deklaroi se kanë garancë nga bashkësia ndërkombëtare se nuk do të kërkohet shytrja e sërishme e zgjedhjeve në veri.

“Mendoj që Kosova nuk ka nevojë fare të lëvizë para se të ketë zhvillime në këtë drejtim. Pra, nuk mund që në të kushtëzohemi prej Beogradit prej Serbisë që ata të vendosin se kur do të ketë zgjedhje e kur jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar, një kompromis i mëhershëm ka ndodhur, zgjedhjet janë shtyrë njëherë ato janë shtyrë me kërkesë të Bashkësisë Ndërkombëtare ne e kemi marrë garancinë prej tyre që nuk do të shtyhen më shumë se njëherë”, tha Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve në veri e tha edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Çka do të thotë kjo? Nuk duhet të presim ne që Lista Serbe të na thotë a duhet të mbahen zgjedhjet apo jo, a do ta bojkotojë apo jo. Një prej arsyeve pse ata nuk janë për zgjidhjet është se brenda komunitetit që jeton atje, ata e kanë humbur mbështetjen.”

„Këtë e thonë edhe sondazhet e ndryshme. Unë po ju them sondazhe kredibile edhe të partnerëve tanë. Lista Srpska ka humbë përkrahjen. Po shihet edhe në realitet. Unë dje kam qenë atje, institucionet e sigurisë janë prezent më shumë se kurrë atje. Nuk kemi incidente me qytetarët kemi probleme me kriminelët”, tha Sveçla para Komisionit për integrime evropiane./21Media

Back to top button