Rita Ora, në mesin e këngëtarëve që do të interpretojnë në Eurovision 2023

Rita Ora, Rebecca Ferguson, Mariya Yaremchuk, OTOY, Alyosha, Zlata Dziunka e të tjerë, janë këngëtarët që do të performojnë gjatë festivalit prestigjioz evropian Eurovision 2023.

Festivalin siç u bë e ditur do ta hapë nikoqirja Julia Sanina, e cila edhe do të përformojë në skenë. Paraqitja e saj me hapje do të jetë shenjë sipas të cilës Britania e Madhe bashkohet me muzikë me Ukrainën përmes mikpritjes së kësaj ngjarjeje në emër të fituesve të vitit të kaluar të saj, që është Ukraina.

Gjatë festivalit, në gjysmë finale të saj me 9 maj do të interpretojë ylli botëror me prejardhje kosovare, Rita Ora. Ajo do të interpretojë disa nga hitet e saja.

Rita, e cila mban rekordin për më së shumti single në top dhjetëshe në toplistën e këngëve në Britani në kategorinë e këngëtareve, në Eurovision do të interpretojë edhe këngën e saj të re Praising You.

Këngëtarja ukrainase Alyosha, e cila ka përfaqësuar Ukrainën në Eurovision 2010, do të interpretojë me këngëtaren Rebecca Ferguson.

Ashtu si edhe shumë gra të tjera ukrainase, edhe ajo u detyrua të braktisë vendin e saj për shkak të luftës që vazhdon atje.

Në gjysmë finalen e dytë për publikun do të interpretojë Mariya Yaremchuk, e cila ka përfaqësuar Ukrainën në Eurovision në vitin 2014.

Më pas do të interpretojnë edhe artistë të tjerë si OTOY, Zlata Dziunka e Mariya. Ata së bashku si ukrainas do të tregojnë se muzika është dritë që kapërcen errësirën.

Eurovision 2023 do të mbahet me datat 9 dhe 13 maj 2023 në Liverul të Britanisë së Madhe./21Media

Back to top button