Konjufca pret në takim lamtumirës Ambasadorin Abbott

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Gjatë takimit, Konjufca falënderoi Ambasadorin Abbott për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve shembullore mes dy vendeve mike dhe aleate, shkruan rtv21.tv.

“Kryetari i Kuvendit po ashtu shprehu mirënjohje dhe vlerësoi mbështetjen e gjithanshme, koherente dhe të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha proceset e shtetndërtimit, integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit.

Ndërsa Ambasadori Abbott e falënderoi Kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit britanik për Kosovën.

Duke i cilësuar të veçanta raportet dypalëshe, Kryetari Konjufca dhe Ambasadori Abbott shprehën njëherësh gatishmërinë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./21Media

Back to top button