Konjufca pret në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Kuvendi, ku thuhet se u bisedua lidhur me zhvillimin e sporteve të paralimpizmit në Kosovë, si dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme për sportistët paralimpistë.

“Kryetari i Kuvendit e falënderoi presidentin Parsons për angazhimin e dhënë për pranimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, si dhe premtoi mbështetje për sportistët paralimpistë, përfshirë edhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se presidenti Parsons e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe premtoi përkrahje edhe në të ardhmen për Komitetin Paralimpik të Kosovës./21Media

Back to top button